Tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 767 raste të reja të infeksionit. Rastet e reja kanë rezultuar nga një shifër rekorde prej 2178 testimeve.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër pacientë nga Prizreni (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), dy nga Gjilani (89 dhe 77 vjeç), një nga Prishtina (74 vjeç) dhe një nga Suhareka (70 vjeç)
Numri total i të vdekurve si pasojë e COVID-19 ka arritur në 784, ndërsa i të infektuarve në 26.888.
Sërish Prishtina ka regjistruar numrin më të madh të rasteve të reja, 434, në Gjilan janë regjistruar 58, në Mitrovicë 41, në Gjakovë 33, në Ferizaj 31, në Fushë-Kosovë 29, në Lipjan 16, në Viti 14, në Vushtrri 13, në Skenderaj 12, në Kamenicë, Podujevë, Rahovec nga 11, në Prizren nëntë, në Obiliq tetë, në Suharekë 7, në Drenas e Kaçanik nga pesë, në Deçan, Pejë, Shtime nga katër, në Dragash e Klinë nga dy dhe nga një rast në Graçanicë, Istog e Novobërdë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 186 pacientë duke çuar shifrën totale të shëruarve në 16.685. Janë 9418 raste aktive.