Tetë të vdekur nga vala e njerëzve në festivalin e muzikës në ShBA

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Së paku tetë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur për shkak se vala e turmës përfshiu ata në Festivalin Astroworld në Houston të SHBA-së.

11 persona u dërguan në spital pasi pësuan sulm kardiak, ndërsa rreth 300 njerëz u trajtuan për lëndime të tilla si prerje dhe mavijosje në ngjarjen ku morën pjesë 50 000 njerëz.

Shefi i zjarrfikësve të Houston, Samuel Pena, u tha gazetarëve se shtyrja e turmës ndodhi derisa Travis Scott po performonte.

Vala e njerëzve përfshiu orës 21:00, sipas kohës lokale, të premten. Shfaqja u ndërpre menjëherë pasi disa persona filluan të pësonin lëndime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme