Tetë viktima dhe 413 raste të reja me COVID në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Tetë persona kanë humbur betejën me COVID=19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërkaq janë shënuar 413 raste të reja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë aktualisht nëpër spitalet COVID në këtë vend po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 341 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 174 mijë e 620 që nga fillimi i pandemisë./TCh

Të ngjashme