Teuta Krasniqi vaksinohet kundër Covid-19: Shpëtoje veten, mbroje familjen dhe gjithë rrethin tënd

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, ditën e sotme (e martë) ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo inkurajon të gjithë që të marrin vaksinën për të shpëtuar fillimisht veten e më pas edhe familjen.

“Unë u vaksinova. Staf profesional me një super organizim. Unë që frikësohem prej çdo lloj ineksioni, as që e kam ndjerë”.

“Merre vaksinën, shpëtoje veten, mbroje familjen dhe gjithë rrethin tënd”, ka thënë ajo.

Deri më tani një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës së Covid-19.

Të ngjashme