Deputetja më e re e Kuvendit nga radhët e LDK-së ka mbështetur propozimin e PAN-it që të shtyhet seanca edhe për dy orë, për shkak të konsultimeve që duhet t’i bëjë koalicioni.
Përveç kësaj, Teuta Rugova është parë duke u larguar nga seanca me deputetë të PAN-it dhe jo më partinë e saj. Ajo në seancën e sotme nuk është parë për asnjë moment me deputetët e LDK-së.
Kujtojmë qe Rugova është vizituar nga Ramush Haradinaj, kandidati për kryeminstër nga PAN, ku më pas Teuta është shprehur publikisht për përkrahjen qe ia jep këtij subjekti.