Nëse jeni shumë me fat ta keni një teze, ju e dini sa cool është ajo. Ajo është një mike besnike që ju mbështet gjithmonë, është shumë argëtuese dhe ju lumturon gjithmonë.
Tezet janë njerëz shumë të veçantë në jetën e çdo fëmije, duke pas një rol jo më pak të rëndësishëm se prindërit dhe gjyshërit.
Dhe kjo nuk është vetëm për të qenë një anëtar i familjes, është për të bërë përpjekje për të zënë një vend të veçantë në jetën e nipave dhe mbesave të tyre.
Roli i tezes nuk është një rol i thjeshtë për t’u plotësuar, por megjithatë mund të jetë me të vërtetë ndikues.
Tezet janë të mrekullueshme dhe më poshtë po ju sjellim disa fakte për këtë.
Tezja është një nga njerëzit e paktë që e njeh fëmiun që nga lindja dhe jo rrallë herë ajo luan rolin e dados, i di shprehitë e tij/saj dhe merr pjesë në edukimin e tyre.
Në ndërkohë, prindërit ndihen shumë të sigurt nëse ua besojnë fëmijën e tyre një anëtari të familjes.
Tezet, hallat, gjyshet dhe gjyshërit janë gjithmonë të gatshëm për t’u kujdesur për nipat e mbesat, por tezja ka më shumë durim se gjyshërit – kjo e lejon atë të reagojë ndaj disponimeve dhe tekave të fëmijës më pak emocionalisht.
Pavarësisht moshës së rritur, tezja gjithmonë mund të sillet si një mike. Fakti që ajo nuk është prindi i fëmijës e lejon atë të komunikojë me nipat ose mbesat në mënyrë të barabartë dhe të gjejë një gjuhë të përbashkët ndërsa ende mbetet autoritet në sytë e fëmijës.
Kur tezja e sheh fëmiun si mik/e të ngushtë është më lehtë të argëtohen dhe luajnë së bashku duke krijuar kujtime të jashtëzakonshme.
Meqë fëmijët ndonjëherë kanë frikë se si prindërit mund të reaagojnë ndaj një lajmi të caktuar, është gjithmonë më e lehtë pë rata që të flasin për problemet e tyre me një person tjetër.
Në këtë moment është radha e tezës që ta dëgjojë fëmiun, pa zemërim, zhgënjim ose akuza.
Më pas, ajo do të jetë në gjendje të japë këshilla të vlefshme bazuar në përvojën e saj të jetës, ta mbështesë dhe të ndihmojë mbesën ose nipin t’i tejkalojë situatat problematike.
Prania e tezes në jetën e fëmijës i lejon ata të krijojnë vlera familjare. Fëmija ndjek shembullin e prindërve të tyre që janë miq të ngushtë me motrat e tyre dhe i shohin ato si modele roli në formimin dhe kuptimin e marrëdhënieve familjare.
Ata madje do të përpiqen të komunikojnë në të njëjtën mënyrë me vëllezërit e motrat dhe anëtarët e tjerë të familjes. Dhe çfarë mund të jetë më e vlefshme se lidhjet e forta me të dashurit?
Tezja i njeh prindërit e fëmijës shumë mirë, kështu që ajo mund t’i tregojë fëmijës shumë për ta.
Duke ndarë kujtimet dhe tregimet për fëmijërinë dhe rininë e tyre, tezja është në gjendje ta forcojë marrëdhënien e saj me fëmijën. Tezja i lejon nipërit dhe mbesat të shohin prindërit e tyre ndryshe dhe të mësojnë disa fakte interesante që e bëjnë fëmijën të kuptojnë prindërit e tyre dhe të njohin më mirë jetën e tyre.
Të gjithë pajtohemi se tregimet për rininë e prindërve tanë, sidomos pa i censuruar ato këta të fundit, janë jashtëzakonisht interesante.
Për sa kohë që tezja i njeh shumë mirë prindërit dhe fëmijën, ajo mund të veprojë si ndërmjetësuese.
Problemet e gjeneratave mund të ndodhin ndonjëherë në familje – prindërit nuk dinë si të flasin me fëmijët e tyre dhe fëmijët besojnë se ‘pleqtë’ e tyre nuk i kuptojnë ato.
Tezja mund të jetë ajo që përcjellë dëshirat dhe kërkesat e të dyja palëve pasi nuk merr pjesë në këtë mosmarrëveshje prandaj e sheh situatën nga një këndvështrim tjetër.
Në këtë rast, edhe prindërit dhe fëmijët do ta dëgjojnë atë, pasi ajo është e rritur dhe një mike në të njëjtën kohë.
Roli i tezes në jetën e fëmijës është i JASHTËZAKONSHËM. Ajo është e rëndësishme, është pjesë e familjes dhe jetës së tyre dhe ajo do të jetë gjithmonë aty për mbesat dhe nipat e saj. Ajo i do ata dhe nuk ka nevojë që ta pritni një rast të veçantë për t’i treguar asaj se kjo dashuri është e ndërsjellë.