Njazi Thaçi, ushtrues i detyrës së drejtorit menaxhues në KEK, para studentëve të certifikuar në programin e “Repower Kosovo” “Ngritja e kapaciteteve të studentëve në sektorin energjetik të Kosovës”, përmendi brezin e vjetër të punëtorëve të KEK-ut, duke i inkurajuar këta të rinjë për avancimet profesionale.
“Çdo herë është kënaqësi të shohim gjenerata të reja qe arsimohen mirë, diplomojnë dhe kualifikohen si profesionist për tregun e punës. Kjo gjithmonë është dhe do të mbetet perspektiva dhe e ardhmja e një gjenerate të re, e ardhmja e një shteti qe synon të ketë progres, rritje ekonomike dhe zhvillim. Pra ju jeni ata të cilët nesër do të keni të ardhme të ndritur dhe do të udhëhiqni proceset e punëve. Do të inkurajoni gjeneratat e reja dhe do i jepni motiv për të ndjekur rrugën e juaj,” është shprehur Thaçi.
Këta të rinjë, për gjashtë muaj kanë avancuar shkathtësitë praktike, duke pasur mundësinë të marrin mësimet e para duke qenë drejtpërsëdrejti në kontakt me makineritë dhe teknologjinë e KEK-ut.
“Pra në TCA, TCB dhe Minjera, ku ju keni ndjekur punën praktike dhe keni mësuar procesin prej ku eksplorohet thëngjilli e deri të prodhimi i energjisë elektrike. KEK-ut tashme është bërë një adresë e duhur qe po ofron këtë mundësi në ngritjen profesionale dhe praktike të kuadrove të reja, duke rritur kapacitetet edhe në Qendrën e Trajnimeve, në disa lami për të cilat aktualisht por edhe gjithherë do të ketë nevojë tregu i punës,” është shprehur Thaçi.
“Natyrisht, duhet të themi edhe faktin se jemi të vetëdijshëm për moshën e punonjësve tanë. Prandaj mbetemi thellësisht të përkushtuar që të mbështesim iniciativa të tilla për ngritje profesionale dhe të bartim njohurit tona të brezi i ri.”
Sipas tij, rinia padyshim është edhe garantuesi thelbësor i zhvillimit të këtij sektori në përgjithësi dhe veçanërisht operimeve stabile të KEK-ut edhe në të ardhmen.
“Natyrisht, ne dhe ju se bashku duhet t’i jemi mirënjohës donatorëve qe po na përkrahin në ngritjen e kapaciteteve profesionale në avancimin dhe rritjen e këtij sektori.”