Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare mund ta bindë për pesë minuta Listën Serbe për të votuar Ushtrinë e Kosovës.
“Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ushtrojë presion pozitiv në Beograd që të mos e frenojë perspektivën e Kosovës dhe të nxjerrë këshillat e duhura për Listën Serbe të Kosovës që të mos jetë pjesë e projektit apo të mos nxis që të jetë pjesë e projektit për bojkot por pjesë e angazhimeve për votim në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Megjithatë, kreu i shtetit ka thënë se po punohet për t’i bindur deputetët serbë për formimin e Ushtrisë.
“Ne e ndajmë të njëjtin qëllim dhe vizion edhe me ShBA-në edhe me NATO-n për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Natyrisht që ka opinione s e a duhet të lëvizet me ligj apo përmes ndryshimeve kushtetuese , edhe ne i favorizojmë ndryshimet kushtetuese por nuk do të mbesim peng i disponimit të Beogradit nëse Beogradi nuk ndikon në kuptimin pozitiv te serbët e Kosovës dhe te Lista Serbe dhe do të lëvizim me planin B”, tha Thaçi.
Këto deklarata Thaçi i ka thënë pasi hapjes së organizimit “Java e Gruas”, ku ishte pjesëmarrës.