Thaçi bën dallim në mes të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 18:58 | Nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar me shpërndarjen e Medaljes Presidenciale Jubilare për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Sot Thaçi e ka dekoruar deputeten e Kuvendit Flora Brovinën. Por, Presidenti, në përshkrimin e dekoratës për Brovinën, bën dallim në mes të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave.

“Për kontributin e çmueshëm, sot deputeten Brovina e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ajo do të shërbejë gjithmonë si shembull sesi duhet të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Me përkushtimin e një gruaje atdhetare dhe me angazhimin e pandalshëm të një humanisteje, Flora Brovina u kujdes gjithmonë për qytetarët dhe kontribuoi shumë në emancipimin e gruas shqiptare para dhe pas luftës.
Për kontributin e çmueshëm, sot deputeten Brovina e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ajo do të shërbejë gjithmonë si shembull sesi duhet të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme