Thaçi bisedon me Stoltenbergun: Ushtrinë do ta bëjmë në koordinim me aleatët

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 15:34 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova do ta bëjë Ushtrinë duke u koordinuar me aleatët.

Kështu ka thënë pas një bisede telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Thaçi ka thënë se me Stoltenbergun kanë biseduar për domosdoshmërinë e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të FSK-së, në Ushtri të Kosovës.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ne biseduam për domosdoshmërinë e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të armatosur shumetnike dhe profesionale. Ushtrinë e Kosovës do ta bëjmë duke u koordinuar gjithmonë me aleatët tanë”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme