Thaçi blen telefona 3 mijë e 800 euro dhe shpenzon mbi 1 mijë euro në çanta

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 09:32 | Nga

Në gusht të vitit 2011, Zyra e Kryeministrit, Hashim Thaçi, kishte blerë nga “City Computer” pajisje teknologjike mbi 8 mijë euro, mes tjerash edhe 8 çanta të markës ‘Samsonite’ të cilat kanë vlerën mbi 1 mijë euro.

Më saktë, në specifikimin teknik të mallrave, thuhet se Zyra e Thaçit kishte blerë 3 çanta biznesi për dokumente dhe llaptop ‘Samsonite’, secila nga 169 euro, në total 507 euro.

2 çanta krahu për dokumente, secila nga 120 euro që në total bëjnë 240 euro.

Si dhe nga një çantë: një çante bagazhi për rrugë 260 euro; një çantë krahu për dokumente dhe llaptop 179 euro; si dhe një tjetër cant bagazhi për rrugë 200 euro, të gjitha të markës ‘Samsonite’, por me specifika të ndryshme, shkruan Kallxo.com

Këto çanta shkruhet se janë ‘shumë kualitative dhe elegante, si Samsonite ose ekuivalent’

Të gjitha 8 çantat i kanë kushtuar arkës së shtetit 1 mijë e 386 euro.

Por, veç tyre janë blerë edhe 14 copë telefon ‘Nokia E72’, secili nga 269 euro, që në total i bie 3 mijë e 766 euro.

Është blerë po ashtu një llaptop 999 euro, si dhe tre mbështjellës për llaptop në vlerë 30 euro.

Në total kjo faturë i ka kushtuar kuletës së shtetit 8 mijë e 157 euro.

Të ngjashme