Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale komandant “Drinin”

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 14:15 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen e Pavarësisë, ish-komandantin e vrarë të UÇK-së, Ekrem Rexhën – “Drinin”.

Dekoratën dhe urdhrin “Hero i Kosovës” për ish-komandantin e vrarë e kanë marrë bashkëshortja dhe dy djemtë e tij.

“Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin ‘Hero i Kosovës’”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

“Si bashkëluftëtar, komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, komandant ‘Drini’ ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në postimin e presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme