Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës.
Ai ka thënë se së shpejti do tё vendos për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme.
“Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.