Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë.
Thaci e quajti Demaçin baba të Pavarësisë derisa tha se ka qenë dhe mbetet simbol i rezistencës, raporton Ekonomia Online.
“Adem Demaçi është njeriu që i dha kuptim përpjekjeve tona për Pavarësi, njeri i cili ishte simbol i rezistencës shqiptare”.
“…babai i Pavarësisë së Kosovës i cili gjithë jetën ia kushtoj vendit”.