Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të përballen nesër në një panel diskutimi në “European Forum Alpbach”.
Në këtë panel do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Përveç Thaçit dhe Vuçiqit, do të jetë edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Tëitter. Ai ka shkruar se është duke pritur me padurim.
“Pres me padurim të diskutoj perspektivat e zgjerimit të BE në “Rorumalpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politik dhe ekonomik në Evropë”, ka shkruar Thaçi.