Thaçi: Inkurajues bashkëpunimi i institucioneve me Dhomat e Specializuara, do t’i përgjigjesha ftesës

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 13:34 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në konferencën e fundit për gazetarë është pyetur nga Ekonomia Online, se a do t’i përgjigjej ftesës eventuale së Gjykatës Speciale për intervistim.

“Natyrisht se do t’i përgjigjem ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Është inkurajuese bashkëpunimi i institucioneve të vendit me Dhomat e Specializuara”, tha ai duke iu shmangur përgjigjes se a do të japë dorëheqje në rast të ftesës së Speciales për intervistim.

Në këtë konferencë përmbyllëse, Thaçi foli edhe për dialogun me Serbinë, si dhe liberalizimin e vizave.

Ai kritikoi ashpër BE-në për favorizimin e Serbisë karshi vendeve të tjera dhe po ashtu për izolimin e Kosovës, duke ia mohuar padrejtësisht liberalizimin e vizave.

“BE-ja nuk do të duhej të bënte këto gabime strategjike t’i hap derën Serbisë dhe të mbyll derën për vendet e tjera, vetëm anëtarësimi i 6 vendeve në rajon sjell stabilitet në rajon”.

 “Viti 2019 ka qenë vit jo i lehtë plot vështirësi por në relacionet Kosovë serbi, dua të shpresoj që vitit 2020 do të zhbllokoj këtë rrethanë të krijuan dhe do të kemi vazhdimin e dialogut, është jashtëzakonisht inkurajuese caktimi i ambasadorit Grenëll për tu marr me këtë çështje për një marrëveshje eventuale të domosdoshme paqësore në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë”

“Liberalizimi  i vizave ka qenë një gabim strategjik i BE-së është çështje e mosunitetit të tyre e jo e Kosovës, është inkurajim për Serbinë mosnjohja e Kosovës kur 5 vendet anëtare të be nuk e njohin”, tha ai.

Të ngjashme