Thaçi: Dodik nuk është dashur të ftohet në Tiranë

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka folur pak minuta para mediave në Tiranë, ku po qëndron në Tiranë bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik nuk është dashur fare të jetë në Tiranë.

“Dodik nuk është dashur të ftohet në ketë samit, ai i ka dyert e mbyllur gjithkund ne bote dhe Presidenca e Shqipërisë duhet të sqarojë se pse e ka ftuat atë ne samitin e Brdo Brinuni, pasi që është hera e parë që ai ftohet ne një takim të tillë”, ka thënë Thaçi.

Pak më herët mbërritur në Tiranë, lideri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik. E shkurt për media ka thënë se nuk i bën përshtypje protesta që e shpall atë non grata në Shqipëri.

Kundër tij dhe presidentit serb Aleksander Vuciq është organizuar protestë nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, e cila ka eskaluar në përlasje me Policinë e Shtetit.

Tutje, presidenti Dodik, ka thënë se ai është në Tiranë për t’i përfaqësuar serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe se aty ka shkuar për t’i kryer detyrat sipas Kushtetutës.

Të ngjashme