Thaçi e fton Kurtin në orën 12:00 për t’ia dorëzuar dekretin e mandatarit

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot në orën 12:00.

Ftesën e sotme drejtuar Kurtit e kanë konfirmuar edhe Zyra e Presidentit, të cilët e kanë mirëpritur gatishmërinë e tij për të bërë hapin e parë drejt krijimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme