Thaçi: E pikëllueshme vdekja e demografit Rifat Blaku

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit universitar Rifat Blaku.

Thaçi ka shkruar nga Facebook-u se Profesor Rifat Blaku, ka dhënë kontribut si në rrafshin akademik, ashtu edhe në jetën politike.

”Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e profesorit universitar, demografit të njohur Rifat Blaku. Profesor Blaku ka dhënë kontribut si në rrafshin akademik, ashtu edhe në jetën politike, në periudhat më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës. Familjes Blaku i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. HTH”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme