Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë akuzat nga Gjykata Kushtetuese e vendit për presion ndaj saj nga ana e tij.
Thaçi ka thënë se nuk i ka bërë presion Kushtetueses, duke vlerësuar se Gjykata ka dashur ta barazojë atë me kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti, ndaj të cilit gjithashtu pat ankesë për presion.
Presidenti ka mohuar se gjyqtarët e Kushtetueses i nënshtrohen atij.
“Gjyqtarët i ka zgjedhur Kuvendi. Nuk i ka zgjedhur Presidenti. Natyrisht se kalojnë në procedura nga Precidenti, por aprovimin e bën vetë Kuvendi”, ka thënë Thaçi në Rubikon.
“Sa i përket dëgjueshmërisë… është plotësisht e pavërtetë, dhe nuk qëndron”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka thënë se vetë vendimi i Gjykatës për pezullimin e dekretit të tij për mandatarin e ri për kryeministër vërteton pohimin e tij.
“Askush të mos mendojë që më ka pëlqyer ai vendim”, është shprehur Thaçi.