Thaçi flet për situatën rreth Coronavirusit në Kosovë, thotë se kemi përvojë me situata të rënda

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se është duke e përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit rreth përhapjes së Coronavirusit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë përsëri thirrje për qytetarët që t’i kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të mos dalin nga shtëpia pa nevojë

I pari i shtetit ka thënë se nuk ka nevojë për panik dhe frikë. Thotë se Kosova ka përvojë me situata të rënda dhe institucionet tona janë të përgatitura të përballen me çdo situatë.

Statusi i plotë i tij:

Jam duke i përcjellë me shumë vëmendje dhe me shumë kujdes zhvillimet rreth virusit COVID-19, përhapjen e tij në Kosovë, rrezikun që paraqet dhe reagimin e shtetit dhe shoqërisë sonë. Sot na nevojitet kujdes, vigjilencë, solidaritet, durim, urti, besim. Këto vlera e parime i kemi kalitur në sfidat që i kemi kaluar. Prandaj, ju bëj thirrje që të rrini të qetë, të kujdeseni për veten dhe familjet tuaja, të kufizoni lëvizjet, të mos dilni nga shtëpitë pa nevojë dhe të qëndroni sa më shumë brenda.

Jini të sigurt që institucionet e shtetit janë duke e përcjellë çdo zhvillim dhe janë të gatshme të veprojnë në çdo rrethanë për t’iu dalë juve në ndihmë. Nuk ka nevojë për panik dhe frikë. Kemi përvojë me situata të rënda dhe institucionet tona janë të përgatitura të përballen me çdo situatë.

Të dashur qytetarë,Jam duke i përcjellë me shumë vëmendje dhe me shumë kujdes zhvillimet rreth virusit COVID-19,…

Gepostet von Hashim Thaçi am Montag, 16. März 2020

Të ngjashme