Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një bisedë telefonike me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ndihmojë rreth vërshimeve në shtetin shqiptar.
“Në emër të institucioneve të Kosovës, shpreha gatishmërinë që ta dërgojmë Forcën e Sigurisë për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile. Jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.