Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaçi, është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjen me Moldavinë në Ligën e Kombeve.
Vetë mbrojtësi i krahut të djathtë ka konfirmuar për KOHËN se ka marrë ftesë për ndeshjen e së mërkurës.
Ndeshja me Moldavinë është e fundit në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Fitorja apo barazimi mbajnë Kosovën në këtë ligë, ndërsa disfata do ta zbriste në Ligën D.
Takimi zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.