Thaçi i përgjigjet Kurtit: Të pres të hënën në ora 15:00

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 12:54 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i është përgjigjur kërkesës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit për shtyrjen e takimit për ditën e hënë, raporton Ekonomia Online.

Thaçi është pajtuar me këtë kërkesë të Kurtit që takimi të mbahet të hënën me 6 janar, teksa i ka caktuar orën 15:00 për takim në Zyrën e tij në Presidencë.

“Me dëshirë më të madhe do të shkoja në Kuvendin e Kosovës, por aktualisht nuk kam kujt ti drejtohemi. Mirëpres faktin që pas ftesës së tretë Kurti i është përgjigjur ftesës sime. Ndërsa unë në ora 15 do ta pres në Zyrën time”, tha ai në konferencën e fundvitit me gazetarë.

Thaçi: Viti 2019 me shumë sfida dhe suksese

Thaçi vitin 2019 e ka vlerësuar si vit të suksesshëm, por edhe sfidues.

Ai si sukses përmendi procesin zgjedhor të 6 tetorit, teksa tha se suksese janë shënuar në të gjitha rrafshet.

“Procesi elektoral që e ka kaluar vendi të gjitha komunitetet në vend e kanë dëshmuar një pjekuri ky progres që e ka shënuar Kosova është një sukses që ju takon edhe juve që kam një respekt maksimal. Viti 2019 ka qenë një vit i një progresi të mirë në të gjitha rrafshet, të thellimit të reformave demokratike të zhvillimit ekonomik forcimit të demokracisë civile, forcimit të ushtrisë se Kosovë. Është për t’u vlerësuar organizimi i mirë i zgjedhjeve të parakohshme e vlerësuar edhe nga ShBA-ja dhe BE-ja”, tha ai.

Thaçi kërkoi nga partitë fituese të zgjedhjeve që të respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe të krijojnë institucionet e reja konform Kushtetues dhe ligjeve në fuqi.

“Tani mbetet edhe respektimi i vullnetit të qytetarëve nga partitë politike tani është në vullnetin e partive në respektimin e kornizës kushtetuese dhe vullnetit të qytetarëve”, tha ai.

I pari i vendit tha se ky vit ka qenë edhe sfidues, për të cilat tha se do të tejkalohen shumë shpejt.

“Ka pasur edhe sfida dhe mendoj që këto në të ardhmen do të tejkalohen, jam i bindur se të bashkuar në vitin e ardhshëm dhe në vitet që do të vinë dhe do ta ofrojmë Kosovën drejt familjes evropiane, dhe e kultivojmë edhe më fuqishëm miqësinë tonë të përjetshme me ShBA-në”, tha ai.

I pyetur se pse nuk e ka mbajtur konferencën e fundvitit në parlamentin e Kosovës, Thaçi tha se tani për tani nuk ka se kujt t’i drejtohet.

 “Është obligim kushtetua të presidentit të vendit dhe aktualisht i imi që t’i drejtohem parlamentit njëherë brenda vitit, por aktualisht nuk kam kujt t’i drejtohem pres, në kuadër të kornizave kushtetuese në javët e para të kuvendit funksionalizimi i kuvendit dhe të i drejtohem kuvendit”, tha ai

Presidenti i vendit është pyetur edhe për të ardhmen e tij politike dhe mundësinë për largimin nga presidenca.

Ai tha se do të respektojë çdo marrëveshje të partive që do ta formojnë qeverinë e ardhshme.

“Sa i përket debateve të partive unë jam lider që kam përvojë në debate në mes të partive politike, kam marr pjesë i të gjitha qeverive të themeluara i di vështirësitë që paraqiten në arritjen e marrëveshjeve që është krejt normale, partia fituese natyrisht që e përcakton partnerin, çdo marrëveshje do ta mirëpres dhe do ta shtyj përpara. Çdo marrëveshje edhe për president unë vetëm do ta duartrokas”, tha ai.

Të ngjashme