Thaçi i shkon deri në fund me BE-në, i thotë Lajçakut “do të dështosh”

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë Bashkimi Evropian i kishte dhënë dritën e gjelbër, Miroslav Lajçakut, për të ndihmuar Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borelli, si emisar i Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi.

Megjithatë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se Lajçak është i destinuar për të dështuar.


Sipas presidentit të vendit, Lajçak kishte dështuar të evitonte votën e Sllovakisë kundër Kosovës në UNESCO

Thaçi edhe më herët kishte thënë se BE nuk duhet të ulë nivelin e përfshirjes në dialog me një emisar pa kredibilitet.

Thaçi pas angazhimit dhe afrimit me Richard Grenell e ka shndërruar Brukselin në një tabelë qitjeje, duke e akuzuar për tradhtinë e liberalizimit dhe vonesat në dialog.

Madje sipas kreut të shtetit, Kosova nuk duhet të mbështet të ardhmen tek Evropa

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme