Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes.
Ai ka thënë se “sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
“Familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes.
Sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë”.