Thaçi: Kosova e ka mbështetjen e ShBA-së për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 19:34 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin Haradinaj, ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, si dhe ambasadoren e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, është takuar sot me senatorin Ron Johnson në kuadër të punimeve të Samitit të OKB-së në Nju Jork.

Thaçi përmes një postimi në Facebook është shprehur se Kosova e ka mbështetjen e SHBA-së për shtimin e njohjeve të pavarësisë, si dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Sapo përfunduam një takim me mikun e Kosovës, senatorin Ron Johnson. Senatori Johnson duke i shërbyer SHBA-së, ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe procesit të shtet-ndërtimit.

Të njëjtën mbështetje të ShBA-së do ta kemi edhe këtyre ditëve në agjendën tonë për shtimin e njohjeve, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme