Menjëherë pas dorëzimit të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shfrytëzuar edhe Facebook-un për të bërë të ditur një gjë të tillë.
Në një postim të bërë aty, Thaçi, duke aluduar në projektligjin, ka thënë se Kosova përfundimisht po e krijon ushtrinë e saj.
“Kuvendit të Kosovës, sot ia dorëzova projektligjin për ushtrinë e Kosovës. Me përkrahjen e të gjitha institucioneve, shteti i ynë po bëhet me ushtri moderne, profesionale dhe shumetnike”, ka shkruar Thaçi në Facebook