Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kujtuar gjyshërit e tij.
Thaçi tha ka qenë me fat që në fëmijërinë e hershme, në prehrin e dy gjyshërve u mbush me dashurinë për jetën, atdheun dhe lirinë.
Ai theksoi se rrëfimet e jetës së tyre, tregimet për njerëzit që kishin bërë historinë e kombit tonë, për rezistencën dhe patriotizmin e kultivuar ndër breza u bënë frymëzim për ne, brezat pasardhës.
Njoftimi i plotë:#Njerëztëpaharrueshëm
Nuk ka kujtime më të ngrohta se ato në prehrin e gjyshërve, të gjyshit Sinan dhe gjyshes Halime. Aty zë fill ajo dashuri e pazëvendësueshme që nuk shteron gjatë tërë jetës. Rrëfimet e jetës së tyre, tregimet për njerëzit që kishin bërë historinë e kombit tonë, për rezistencën dhe patriotizmin e kultivuar ndër breza u bënë frymëzim për ne, brezat pasardhës.Kam qenë me shumë fat në fëmijërinë e hershme, sepse në prehrin e dy gjyshërve u mbrujta me dashurinë për jetën, atdheun dhe lirinë. HTH