Thaçi kujton viktimat e Masakrës së Tivarit

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se sot janë mbushur 74 vjet nga Masakra e Tivarit.

Ai tha se kjo ishte e planifikuar dhe e kurdisur nga establishmenti politik dhe ushtarak jugosllav, ku pësuan mijëra djem dhe burra të paarmatosur nga Kosova.

“Qeveritë komuniste jugosllave të Beogradit, “elitat” komuniste të Kosovës, por fatkeqësisht edhe ato të Tiranës, e mbajtën gjatë të heshtur këtë masakër dhe përmasat e saj të përgjakshme”.

“Sot, 74 vjet më pas kujtojmë të gjitha viktimat e asaj masakre, e cila ishte një nga sakrificat e shumta të popullit tonë për jetësimin e lirisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme