Ekonomia Online
FUNDIT

Thaçi: Kultura shqiptare mbeti pa një titan

Thaçi: Kultura shqiptare mbeti pa një titan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhjen e tij për vdekjen e shkrimtarit të njohur, Dritëro Agollit, si dhe i ka shprehur ngushëllime familjes së tij. Thaçi e ka bërë këtë përmes një postimi në Facebook. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Dritëro Agollit. Para disa muajve pata një takim të ngrohtë me […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhjen e tij për vdekjen e shkrimtarit të njohur, Dritëro Agollit, si dhe i ka shprehur ngushëllime familjes së tij.

Thaçi e ka bërë këtë përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Dritëro Agollit.

Para disa muajve pata një takim të ngrohtë me Dritëron në Tiranë, me shkrimtarin, poetin dhe intelektualin e shquar kombëtar që pas vete la një trashëgimi të madhe shpirtërore.

Ai ishte autentik në krijimtari artistike, por edhe në bindjet e tij politike.

Bota shqiptare në veprën e tij letrare u trajtua estetikisht me dimensione të thella, duke shpërfaqur fatin e njeriut tonë, jetën, vdekjen, punën e mbi të dashurinë ndaj atdheut.

Kultura shqiptare mbeti pa njërin nga titanët e mëdhenj.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Agolli! HTH”, ka shkruar ai.

Të ngjashme