Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, raporton Ekonomia Online.
Thaçi para Walkerit ka kërkuar që sa më shpejt të krijohen institucionet, ku ka thënë se është kërkesë e ndërkombëtarëve dhe e qyetarëve të Kosovës.
Thaci ka thënë se Albin Kurti duhet të deklarohet rreth mandatarit ose ta refuzojë mandatarin.
Ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen instutitucionet. Prandaj, ka thënë se Kurti duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit.
“Është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll këtë proces të suksesshëm të zgjedhjeve të 6 tetorit, që sa më shpejtë që është e mundur ky vullnet. Unë do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjin e Kosovës dhe autoritetin tim të plotë si president i vendit që buron prej Kushtetutës së Kosovës. Natyrisht se tash i mbetët kryetarit të partisë fituese që ta bëjë hapin dhe në këtë drejtim ka qenë edhe takimi ynë së bashku me kryetarin e partisë së parë, ku ka premtuar se në ditët në vijim do ta pranon edhe kuptimin juridik përgjegjësinë e mandatarit për themelimin e qeverisë”, ka thënë Thaci, raporton Ekonomia Online.
“Jam duke menduar se do ta pranojë sepse është një rregull i pashkruar se në momentin kur Kryetari i Partisë së Parë, e ka mandatuar Partia, e ka nominuar më shumë se gjysmën e Qeverisë, në konsultim e sipër edhe në kuptim zyrtar merr nominimin”, ka thënë Thaçi.
“E kam nënshkruar nominimin si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Shprtesoj se nuk do të kalojë kohë e gjatë dhe z. Kurti të pranojë mandatin. Në rrethana tjera mund ta deklarojë refuzimin”, ka shtuar ai.
E ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, William Walker, pas takimit që ka zhvilluar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, ka kërkuar nga partitë politike që sa më shpejt ta formojnë Qeverinë në mënyrë që t’i japin një pushim Presidentit Thaçi.
“Mendoj se Kosova ka nevojë për një Qeveri të re – keni humbur më shumë se 100 ditë dhe shpresoj që nuk do të nevojitet më shumë kohë për ta formuar Qeverinë në mënyrë që Kosova të kthehet në rrugën e duhur. Jepni këtij njeriu një pushim [Presidentit Thaçi] – ai tani është i thinjur”, tha ai.