Hashim Thaçi është shumë i lumtur që Kosova do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë pjesë e shteteve tjera në Lojërat Olimpike Rio 2016.
Por, ai është edhe më i lumtur që shumica e sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën janë femra.
“Ky është ekipi historik i Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit. Kosova do të konkurrojë me gjithsej tetë atletë në pesë sporte të ndryshme. Jam posaçërisht i lumtur që shumica e atletëve janë femra. Pjesëmarrja e Kosovës në Rio është fitore e madhe për sportin dhe për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës. HTH #KosovoinRio2016”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Kujtojmë se Kosovën do ta përfaqësojnë pesë femra, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Vijona Kryeziu, Rita Zeqiri, Urata Rama dhe tre meshkuj Qendrim Guri, Musa Hajdari dhe Lum Zhavelli.