Thaçi: Mosliberalizimi, ndëshkim i panevojshëm ndaj qytetarëve të Kosovës

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në samitin Brdo-Brijuni ka folur edhe për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova padrejtësisht po mbetet vendi më i izoluar në Evropë.

Thaçi në fjalimin e tij, në mbledhjen plenare të Samitit që po mbahet në Tiranë, tha se ndaj qytetarëve të Kosovës përveç diskriminimit po bëhet edhe ndëshkim.

 “Mos uniteti i vendeve të BE-së, shteteve anëtare, pavarësisht prej frymës pozitive që ka qenë dhe bartësve të institucioneve të BE-së, ka ardhur në një situatë të tillë që Kosova padrejtësisht ende mbetët vendi më i izoluar në Evropë, dhe sinqerisht nuk kemi si lidership asnjë përgjigje për opinionin publik, për njerëzit në Kosovë, për qytetarët e saj. Vazhdoj të theksoj shumë hapur që është një padrejtësi, tani është edhe diskriminim dhe një ndëshkim krejt i panevojshëm”, tha ai.

Thaçi tha se mbetët me shpresë që gjërat do të lëvizin mirë për liberalizim të vizave për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme