Edhe një tjetër Medalje Presidenciale e ka ndarë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë herë, për zyrën e Bankës Botërore në Kosovë.
“Për kontributin e Bankës Botërore në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në njëzetvjetorin e saj në Kosovë dhe dhjetëvjetorin e anëtarësimit tonë, Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave, të cilën ia dorëzova Drejtoreshës Regjionale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder”, shkruan Thaçi.
Thaçi, thotë se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe të gjitha projektet e financuara nga Banka Botërore kanë dhënë rezultate shumë të mira në ekonominë dhe shoqërinë tonë.
“Ato kanë ndikuar në stabilitetin financiar dhe në rritjen ekonomike të Republikës së Kosovës”, përfundon Thaçi.