Thaçi: Në Ditën e Gruas duhet të zotohemi për barazi dhe trajtim të drejtë të gruas

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi, në të gjitha fushat e jetës.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës”.

“Jam krenar me shumë gra të Kosovës, që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë: në art, sport, shkencë e shumë fusha të tjera”.

“Nderimi ndaj jush është i pafund. Urime 8 Marsi”, ka thënë Thaçi.

Të ngjashme