Thaçi: S’kemi rrugë tjetër veç ta dëgjojmë ShBA-në, kryeneçësitë janë ana e gabuar e historisë

Prizren | 02 Mar 2019 | 13:02 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se Kosova nuk ka rrugë tjetër veç se të dëgjojë këshillat që vijnë nga Shtete e Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke shtuar se çdo kryeneqësi tjetër është anë e gabuar e historisë, raporton Ekonomia Online.

Thaçi kur u pyete për deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinja, se ai po i rritë presionet për heqjen e taksës te ndërkombëtarët, ndonëse nuk iu referuar deklaratës së këtij të fundit, tha se Kosova duhet ta ruajë miqësinë me ShBA-në.

“Kosova nuk ka rrugë tjetër përpos të dëgjoj këshillat e SHBA-së, dikush mund të ketë hezitim, por nëse populli pyet me kë duhet të bashkëpunojmë me cilin vend, të gjithë e dimë”.

“Respektimi plotë i parezervë i ShBA-së nuk ka zgjidhje”.

“Çdo mosdëgjim është ana e kundërt ose e gabuar e historisë që të cilën populli i Kosovës nuk do ta përcjell në asnjë rrethanë”.

Kreu i shtetit pasi ka vizituar qendrën “ABI Çarshia” në Prizren, tha se me mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë Kosova e ka të garantuar rrugën për anëtarësim në NATO dhe njohjen globale.

“Falënderoj presidentin Trump për letrat inkurajuese që të mbështes fuqizimin e Kosovës, përkushtimin e SHBA që të qëndrojë afër Kosovës në mbështetin të qytetareve dhe perspektivës së ardhme të vendit tonë”.

“Falënderoj edhe Baiden për letrën e tij përkrahëse për Kosovën, edhe mesazhet se ditë më të mira për Kosovën do të vijën. Duhet ta ruajmë miqësinë me SHBA-në”.

“Nga letra e Trumpit dhe Bidenit mund të kujtojnë se Amerika qëndron përkrah Kosovës, çështje e dialogut nuk është përkrahej vetëm aktuale, por edhe e të gjithë miqve të shteteve që kanë qen vendimmarrës në shtetësinë e Kosovës”.

“Është mundësi për arritjen e marrëveshje që të lëvizim përpara për anëtarësim në NATO dhe njohje globale”.

Thaçi gjatë vizitës së tij në Prizren tha se ideja për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive nuk do të lejohet.

“Idetë për ndonjë union ballkanik janë të rrezikshme dhe të panevojshme dhe të tejkalueshme. Unioni i vetëm i Kosovës është BE-ja, ombrella në NATO dhe miqësia e përjetshme me ShBA-në”.

“Gjithashtu pretendimet për të lëvizur në një mënyrë të moderuar apo të butë për të lejuar krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe me elemente ekzekutive janë ndërprerë aktualisht dhe nuk do të lejojë që të lëvizin më tutje”.

“Kjo do të nënkuptonte një Republikë Serbe në Kosovë që do ta defunksionalizonte shtetin e Kosovës. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë pavarësisht emrit se si ndërmirren disa veprime, një gjë e tillë është e tejkaluar dhe nuk do të ndodhë”.

Thaçi paralajmëron se do ta ndryshojë Kushtetutën që Lugina t’i bashkohet Kosovës

Thaçi ka thënë se do ta ndryshojë edhe Kushtetutën për ta bashkuar Luginën e Preshevës me Kosovën.

Shkëmbimi i territoreve tha se është pazar i keq dhe nuk do ta lejojnë.

Sipas tij, pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm dhe nëse bëhet bashkimi me Luginën do të bëhet si një shtet i pavarur.

“Korrigjimi i kufirit, po. Me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës. Me përfshirjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Do të punojë për të ndryshuar Kushtetutën. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është fundi i botës”,

“Derisa kam qenë në kryeministër është ndryshuar Kushtetua katër herë, prandaj nuk është fundi i botës nëse ndryshohet ajo. Kjo është një aspiratë për Kosovën”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2140749039353308/UzpfSTU4MjY1NTcwNTExMTYyOTpWSzoyMTQwNzQ5MDM5MzUzMzA4/

Të ngjashme