Thaçi: Në Samitin e Zagrebit do të theksoj nevojën e liberalizimit të vizave

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në Samitin e Zagrebit që ka filluar tanimë.

Përmes një njoftimi në Facebook presidenti ka bërë të ditur se do të theksoj nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët.

“Përmes videolidhjeve ka nisur Samiti i Zagrebit, ku do të ketë fjalime nga liderët e secilit vend anëtar të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si President i Kosovës do të theksoj nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët tanë dhe nevojën për bashkërendim të hapave për t’u përballur me pandeminë COVID-19. HTH” tha ai.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3741599612577037?__xts__[0]=68.ARDLNmLYki1wJ1viTAeo89HmyWcrYTg79pm1jkBmq29BgoutdXvCi3bIqQUKhr4_VeKZkiEUFQXbrlSC0ZXRZ0BQgdy5HYiJL_SG6fenmeQuidiXLA5b25LAg1YNVE2Uu600QVK9Wm01vpQtMIiY2k24OAsAjEXhcVQrkS_bB7O4RbpqYmCUtiU7EfGGyu5OF_JcnSvIwpK4dW-PNDc2q_c8LByPNMePAjTP0Dc_0sTLfgToFHBlKRWeB3_H8hP94USoNtH8JKPxgxpS5Xcb84Qs9d2gS62W7mC3ciVrpcrsad6nQ19UucGj_vlD3iF6fDhGa-Oie6_1kZcf_5-1onX4wQ&__tn__=-R

Të ngjashme