Thaçi në ShBA përcolli kërkesën e Luginës, Trumpin nuk e informoi për idenë e tij

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 14:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, tha se ka marrë mbështetje nga shteti më i fuqishëm në botë për vazhdimin e dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se presidenti amerikan Donald Trump, me të cilin pati një takim të shkurt, e njeh realitetin në Kosovë, por nuk e bëri të qartë se a e njoftoi atë për idenë e tij bashkimin e Luginës me Kosovën.

“Në takimin e shkurtër që pata me presidentin amerikan Donald Trump, mund të konkludojë vetëm atë se presidenti Trump e njeh Kosovën, e kupton, e ndjen dhe i jep mbështetje progresit të arritur në Kosovë”.

Por idenë e tij Thaçi u tha gazetarëve tha se vizita në New York, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e bëri të ditur në takimet me zyrtarët më të lartë të ShBA-së, atyre evropianë dhe të OKB-së.

Duke pohuar se këto takime ishin të suksesshme dhe se nga atje ka marrë përkrahje të pa rezervë për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Në takimet e tjera, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me ambasadoren e ShBA-se në OKB, Nikki Haley por edhe Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell është diskutuar më konkretisht”.

“E rikthesoj, ShBA-ja i japin mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga BE, nga Federica Mogherini, i japin mbështetje të plotë arritjes së një marrëveshje të qëndrueshme që nënkupton dhe kemi theksuar edhe ne njohjen reciproke, demarkimin e plotë të kufirit dhe përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së, natyrisht edhe të Serbisë. Dialogu do të vazhdojë të zhvillohet vetëm si dy vende të pavarura dhe sovrane”.

Në këto takim presidenti u shpreh sa ka përcjellë edhe kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Një marrëveshje paqësore, një marrëveshje që garanton stabilitet dhe perspektivë evropiane,  që ruan dhe afirmon multi-etnicitetin në Kosovë dhe që afron Kosovën shpejt drejt NATO-s dhe BE-së”.

“Të gjithë që kemi takuar përfaqësues të ShBA-së dhe BE-së por edhe të OKB-së, është konkludim i përbashkët që situata e Status Quo-së që po kalojmë tani është e paqëndrueshme dhe duhet të tejkalohet me arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.

“Kam përcjellë kërkesën legjitime të Preshevës, Medvegjës, Buajnovcit për bashkëngjitje me Kosovën. Një marrëveshje e tillë me Serbinë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ka kuptim vetëm kur të jetë ligjërisht obligative në rrafshin ndërkombëtar, dhe pastaj njohje reciproke si dhe demarkim të plotë të kufirit Kosovë-Serbi”.

Ai u shpreh i bindur se përfaqësuesit e opozitës do të bëhen pjesë e ekipit qeveritar për dialogun me Serbinë, raporton EO.

“Unë kam besim se në ditët dhe javët e ardhshme institucionet e vendit edhe ekipi qeveritar që është formuar do të zgjerohet edhe me përfaqësuese të opozitës dhe do të ballafaqohemi në përgatitjet tona në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen reciproke, marrëveshje ligjërisht obligative në rrafshin ndërkombëtar dhe demarkimin e plotë të kufirit. Unë insistoj, punoj dhe e përcjellë kërkesën legjitime, kudo në çdo takim, të përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për bashkëngjitje me Kosovën”.

 

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-pas-kthimit-nga-shba-ja-liberalizimi-i-vizave-rrezikon-te-shtyhet-deri-ne-vitin-2020/

Të ngjashme