Thaçi në Tiranë “thumbon” Haradinajn: Na duhet Qeveri që punon më mirë

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është treguar i ashpër ndaj Qeverisë së Ramush Haradinajt, gjatë adresimit të tij pas takimit që pati në Tiranë me përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini.

Sipas tij Haradinaj duhet të luftojë për një Qeverisje më të mirë, e jo të jap deklarata se unë ndal ndarjen e Kosovës.

“Kosovës i duhet një Qeveri që punon më mirë për mirëqenien sociale, dhe jo që jep deklarata patriotike”, ka thënë Thaçi.

Presidenti gjendet në Tiranë bashkë me liderë të tjerë ballkanikë dhe me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin.Thaçi po ashtu ka thënë se është takuar sot me Mogherinin dhe se me të ka folur për vizat.

“I kam thënë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë. Tendenca për ti vënë kushte shtese Kosovës është poshtërim për Kosovën”, është shprehur Thaçi.

Të ngjashme