Thaçi: Nebih dhe Tahir Meha u bënë simbol i mbrojtjes së pragut të shtëpisë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar në 39 vjetorin e rënies Nebih dhe Tahir Mehën.

“Ata nuk u dorëzuan, por bënë rezistencë deri në fund, duke u bërë simbol i mbrojtjes së pragut të shtëpisë dhe frymëzim për rezistencë të armatosur në kontekstin historik të demonstratave të vitit 1981, me kërkesën themelore për ngritjen e statusit politik të Kosovës në nivel të Republikës”, është shprehur Thaçi.

“Emrat dhe veprat e Nebih dhe Tahir Mehës janë përjetësuar në historinë e re të Kosovës”.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3766112446792420
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme