Thaçi: Nga sot Kosova dërgon trupa shtesë të FKS-së në Shqipëri

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, ka thënë se ka biseduar në telefon me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili tha se atje tani shtrohet nevoja urgjente për sanimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve.

“Gjendja ne Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë pas tërmeteve vazhdon të jetë e rëndë. E përcolla më vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama. Tani shtrohet nevoja urgjente për sanimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve”.

“Pas bisedës telefonike me kryeministrin Rama, nga sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për sanimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti”.

“Kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme