Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha dhe presidentin Hashim Thaci kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Thaçi ka falënderuar kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën për vizitën. Thaçi më tutje ka thënë se destinacion i Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Thaçi ka folur edhe për dialogun ai ka thënë se ai nuk duhet të përmbyllet në aspektin teknik, por në atë politik.
“Ishte kënaqësi ta takojë mikun tim të vjetër. E falënderoj për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Diskutuam për zhvillime në Kosovë dhe Shqipëri si dhe për mundësi bashkëpunimi”.
“Diskutuam edhe për dialogun dhe për neve është të kemi një koordinim të spektrit politik në Kosovë. Dialogu nuk duhet të përmbyllët në aspektin teknik, por me njohje reciproke”.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Lulzim Basha ka thanë se bashkëpunim i ShBA-së dhe BE-së do tw jetë përshpejtues i dialogut me njohje reciproke, raporton EO.
“Është kënaqësi të takohemi, si dhe u njoftuam për sfidat si dhe shpreha mbështetjen time në dialog që të përfundojë me njohje reciproke”.
“Po ashtu bashkëpunim i SHBA me BE mbetet parakusht me çfarëdo lloj procesi dhe në veçanti sa i përket dialogut dhe jam i bindur që do ta përshpejtojë njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.