Thaçi për dorëheqjen i njoftoi tre krerë të institucioneve (Dokument)

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti Hashim Thaçi, pas konfirmimit të aktakuzës për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë kishte njoftuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetaren e Gjykatës Kushtuese, Arta Hajrizi.

Në letrën e dorëheqjes që e posedon Ekonomia Online, Thaçi thotë se s’do të ushtrojë këtë pozitë me qëllim të mbrojtjes së identiteti dhe dinjitetit të pozitës së Presidentit.

“Jam krenar për të gjithë punën që kam bërë për lirinë, pavarësinë dhe shtendërtimin e Kosovës. Ja i bindur që unë dhe bashkëluftëtarët tjerë do të dalim faqebardhë nga ky proces dhe do të konfirmohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme