Thaçi: Për të pagjeturit të diskutohet në Bruksel, Serbia të japë informacione për trupat

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 11:28 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me rastin e Ditës së të Pagjeturve.

Ai më pas ka mbajtur një konferencë për medie në të cilën tha se çështja e të pagjeturve duhet të diskutohet edhe në Bruksel sepse sipas tij kjo çështje nuk pret më tutje, raporton Ekonomia Online.

Ai u bëri thirrje institucioneve të Serbisë që të përgjigjen dhe të japin të dhëna për mbi 1600 trupa të pagjetur, derisa tha se autorët e këtyre krimeve duhet të dalin para drejtësisë.

“Kjo datë shënon ditën e të pagjeturve, që disa ditë në Kosovë po shënohet kjo javë. Nderojmë dhimbjen e familjarëve pranë të cilëve jemi e do të jemi gjithnjë. Jetojmë me dhimbje. Humbja e më të dashurve për këto familje është më e madhe kur ende nuk dihet ku gjenden trupat e tyre”.

“Institucionet tona dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjnë maksimumin që të ndriçohet ky aspekt i ndjeshëm njerëzor. Zbardhja e të kaluarës tragjike dhe dalja para drejtësisë e autoreve të krimit  para drejtësisë  forcon paqen ne rajon. Autorët e krimeve duhet të vihen para drejtësisë”.

“Autoritetet e Beogradit duhet të përgjigjen dhe të ofrojnë dhe dhëna për mbi 1600 të pagjeturit. Kjo çështje duhet të shtrihet edhe ne Bruksel sepse nuk pret më tutje, për këtë shpreh përkushtimi tim si president”.

“Nuk do të rreshtim përpjekjet që kjo plagë e luftës të mbyllet sa më parë për të gjetur paqen dhe pajtimin. Përkulemi para çdo dëshmori dhe të rëni për lirinë e vendit”.

Të ngjashme