Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur pikëllim për vdekjen e gazetarit të njohur Sulejman Gashi. Thaçi në një postim në “Facebook” e ka vlerësuar lartë kontributin e tij dhënë për gazetarinë në vendin tonë. Presidenti po ashtu përmes të njëjtit postim ju ka shprehur ngushëllime familjareve dhe bashkëpunëtoreve të tij. “Më pikëlloi shumë vdekja […]
Thaçi për vdekjen e Sulejman Gashit: Ishte zëri i shqiptarëve në SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur pikëllim për vdekjen e gazetarit të njohur Sulejman Gashi.
Thaçi në një postim në “Facebook” e ka vlerësuar lartë kontributin e tij dhënë për gazetarinë në vendin tonë.
Presidenti po ashtu përmes të njëjtit postim ju ka shprehur ngushëllime familjareve dhe bashkëpunëtoreve të tij.
“Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e gazetarit të njohur të RTK-së, Sulejman Gashi. Ai tërë jetën iu përkushtua gazetarisë dhe përfaqësimit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë zë i shqiptarëve. Ngushëllime familjes Gashi, kolegëve të tij gazetarë dhe gjithë të afërmve të tij”, ka shkruar Thaçi.











