Thaçi pret t’ia shtrëngojë dorën Trumpit, komenton mosshkuarjen e Vuçiqit në New York

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 10:57 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar mundësinë e takimit me presidentin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, raporton Ekonomia Online.

“Do të respektojmë agjendën e planifikuar, aty përfshihet mundësia e takimit me Trumpin, që do të jetë mundësi e shkëlqyer për Kosovën e rajonin,” është shprehur Thaçi.

Ai ka shprehur mirënjohje për administratën e Donald Trump rreth mbështetjes që po i bënë negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Jam shumë mirënjohës administratës së Trumpit që na kanë dhënë mundësinë për diskutimin rreth marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi”, deklaroi Thaçi.

I pyetur nga EkonomiaOnline se si e sheh bojkotin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj punimeve të Asamblesë së OKB-së, Thaçi ka deklaruar se agjenda e Kosovës asnjëherë nuk është varur dhe nuk do të varet nga Serbia.

LEXO Edhe: Bojkoti i Vuçiq, Presidenti serb nuk do të shkojë në OKB

Duke folur rreth deklarimeve në opinion për luftë, Thaci ka thënë se nuk do t’i pengojë, duke shtuar se “lufta zhvillohet në istikame e jo në studio televizive”.

“Agjenda e shtetit të Kosovës nuk varet as nuk është varur kurrë nga agjenda e Serbisë. Jemi shtet sovran, kemi agjendën tonë obligimet tona. Ata qe po flasin për luftëra s’jam tu i pengu. Janë 400 kilometra kufi… Lufta nuk zhvillohet në debate televizive por në istikame”.

Të ngjashme