Presidenti Hashim Thaçi në Facebook po vazhdon të postojë nga eksperienca e tij në Hagë, ku u intervistua për 4 ditë, pasi ndaj tij u dorëzua një aktakuzë – akoma e konfirmuar – për krime lufte. Presidenti, që dje iu adresua qytetarëve përmes një videoje, sot ka publikuar një album fotografish. “Nga Haga në Kosovë, […]
Thaçi publikon një album me foto nga rrugëtimi e tij nga Haga në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi në Facebook po vazhdon të postojë nga eksperienca e tij në Hagë, ku u intervistua për 4 ditë, pasi ndaj tij u dorëzua një aktakuzë – akoma e konfirmuar – për krime lufte.
Presidenti, që dje iu adresua qytetarëve përmes një videoje, sot ka publikuar një album fotografish.
“Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime!”, thuhet në mbishkrimin e Thaçit.
Ai u intervistua në Hagë nga e hëna deri të ejtën, ndërsa të shtunën premten arriti në Kosovë, përmes pikës kufitare me Shqipërinë, pasi kishte ateruar në Tiranë.
Thaçi tha se u pyet për veprimtarinë e tij dhe të UCK’së, ndërsa u shpreh i sigurt se do të dalë i pastër nga akuzat që tashmë janë dorëzuar ndaj tij.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4050119588391703?__xts__[0]=68.ARB4NdgK18ptNmG5XDICXmR9ZAT85WwrZjF3tXqJsHVdHE9WE-zWVwAt5niCcCGhJurzqtaMln6k5GY6U1W5QY38qAMIPYrj8n4zNc7jQ5lSiXKjj0N2fLyErLVvbpzBwgL3eTNWKKsz3M1ZK_IEOCUukDKeQTBtzsrSsWA543SWEdUp6W6T3T1fS7S5kcj7ABcvv0tE8WktgxclxxALGHmidVtgGTc55PcOqcFqkorLMieCSx1Z7Nu227Lz2ZTAzbyp_3ySwu4b6DakInftvl-3Vg7u6V-ECt0oE6PZfMnaF38b-aIPiatEmhwxjsceqPLH_lj7rF5KZCEE_sK82LVa-w&__tn__=-R











