Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar kritikat ndaj partisë së tij, se zyrtarët e saj i nënshtrohen presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Ai ka arsyetuar ndikimin e Thaçit te ministrat dhe te deputetët e PDK-së, parti të cilën presidenti i vendit dikur e udhëhiqte.
Krasniqi ka thënë në emisionin “Pressing”, në T7, se Thaçi “ka autoritet në PDK, sepse ka dhënë kontribut të madh aty”.
Ai ka theksuar se vetë është anëtar i PDK-së, dhe jo njeri i Thaçit apo i Kadri Veselit, kryetarit aktual të partisë.
Krasniqi ka folur edhe për ministrin Abelard Tahiri.
Ka thënë se ofrimi i dorëheqjes së Ministrit, Abelard Tahiri nuk është çështje e dy ditëve të fundit,
Pasi siç thotë Krasniqi, ka qenë një shqetësim i disa ditëve që ka ndiku që në një moment të konsiderohet dorëheqja.
‘Nuk është çështje e dy ditëve të fundit, ka qenë shqetësim i disa ditëve të fundit që kanë ndiku që në një moment me konsideru dorëheqjen’, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi shprehet se Tahiri “e ka konsideruar dorëheqjen për shkak të vlerësimeve që i ka pasur për dinamikën e reformave, dhe për fazën e ardhshme, që lidhet me zhvillimet e tjera, që mund të jetë procesi për liberalizimin e vizave”.