Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë dialogut publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”, ka deklaruar se ky komision do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës dhe në drejtësi, raporton Ekonomia Online.
Edhe pse dy dekadave, Thaçi theksoi se ky hulumtim do të jetë dëshmi e luftës dhe do të mundësoj ndërtimin e urave të paqes në rajon,siç tha ai, do të mbyllet konflikti dhe urrejtja.
“T’i shoh hapat që janë ndërmarr dhe sfidat që ka ky proces aktualisht dhe rëndësinë për shtetin e Kosovës dhe tërë Ballkanin Perëndimor. Iniciativat e para që kam marrë si president ka qenë për themelimin e komisionit për të vërtetën që do të ndihmonte edhe drejtësinë”.
“Hulumtimi i sotëm është dëshmia që kjo nismë është e duhur dhe dinamike edhe pse kanë kaluar dy dekada nga përfundimin luftës. Ata dëshirojnë të dinë çfarë ka ndodhur dhe të vërtetën. E vërteta do të ndërtojë urat e paqes nga e ardhmja. Do të mbyllet kapitulli i luftës, konfliktit dhe urrejtje”, ka thënë ai.
Mes tjerash, Thaçi ka njoftuar se ShBA-ja po ndihmon në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë e cila do të arrihet në një të ardhme të afërt.
“Në të njëjtën koha Kosova po zhvillon një proces të rëndësishëm, marrëveshjen që duhet të sjell njohjen reciproke dhe rrugëtim më të përshpejtuar në NATO dhe BE. Takimi i Uashingtoni ditë me parë do të jetë takim i kthesës kritike dhe pozitive, për arritjen e marrëveshjes në një të ardhme të afërt”.
“Këtë momentum duhet të shfrytëzojnë të gjithë. Është interes jetik për procesin e marrëveshjes përfundimtare që edhe Kosova dhe Serbia kanë besim në lidershipin e ShBA-së që përmes tyre mund të arrihet”.
“Zhgënjim nga ndërkombëtaret që amnistoi Serbinë për gjenocidin dhe spastrimin etnik. Institucionet e Kosovës kanë vazhduar të bashkëpunojnë me drejtësinë ndërkombëtare pavarësisht kësaj, pasi ne jemi të përkushtuar për paqe. Përvoja jonë do të behet shembull për rajonin e me gjerë”, u shpreh Thaçi.
Me këtë rast do të lansohet raporti për matjen e perceptimit publik dhe dialogun për këtë komision.
LEXONI EDHE: